RMV-Bullgari: Publikohen rekomandimet e para të komisionit historik

PESË REKOMANDIME PËR LIBRAT SHKOLLOR NË RMV DHE BULLGARI

Rekomandimet e komisionit historik maqedonas – bullgar, të miratuara para tre viteve, të cilat kanë të bëjnë me përmbajtjen e librave të klasës së pestë, përkatësisht të gjashtë në të dyja vendet, sot janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pajtueshmëri me marrëveshjen në mes shefave të diplomacive para një muaji. Janë publikuar edhe tekstet që janë në përmbajtje të rekomandimeve për të dyja qeveritë për nderimin e Car Samoilit dhe vëllezërve Kirili dhe Metodij, Klimenti dhe Naumi, ndërsa hapat e rradhës do të duhet t’i ndërmarrin qeveritë e të dyja vendeve.

Gjetja e bazës së përbashkët me historianët bullgarë, për ngjarje të të kaluarës së largët, por edhe të afërt në rajon, ec vështirë dhe ngadalë, vlerësojnë historianët nga pala maqedonase. Ajo që qeveritë u zotuan ta publkojnë sot është rënë dakord në vitin 2019, ndërsa puna vazhdon, pavarësisht kritikave për “tradhti” në vend dhe “vjedhje të së kaluarës” nga fqinji lindor.

“Rekomandimet nuk i prekin aspak çështjet e identitetit, më shumë i dedikohen asaj si të shmanget mitologjizimi i periudhës antike në sistemin arsimor në të dyja vendet dhe të shmanget perspektiva e sotme kombëtare e kombeve bashkëkohore dhe shteteve në periudhën antike. Ka gjëra për të cilat ekziston papajtueshmëri dhe mund të shkaktojnë prishje të marrëdhënieve në mes dy popujve” – deklaroi Gjorgjiev.

Në raport me nderimin e përbashkët të Car Samoilit dhe iluministëve Kirili dhe Metodi dhe Kliment e Naumi, kriteri kryesor për rekomandimet nga ekipi maqedonas i historianëve janë vlerat e tyre universale, për botën sllave, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe për Bullgarinë.

“Për kontributin e atyre personave në zhvillimin e kulturës së krishterë, traditës së krishterë në këto vende dhe gjithsesi kontributin e tyre për zhvillimin e shkrim-leximit sllav” – deklaroi Dragi Gjorgjiev

Përkundër insistimit të politikanëve, që dallimet historike në mes dy shoqërive të “sheshohen” sa më shpejt që është e mundur, historianët thonë se do të punojnë në bazë të fakteve historike dhe metodave akademike, pa marrë parasysh kërkesën e politikanëve. Çështjet historike janë pjesë Marrëveshjes dypalëshe për fqinjësi të mirë në mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk janë kusht i drejtpërdrejtë për negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për momentin kushti kryesor mbetet përfshirja e Bullgarëve si popull kushtetues në vend, gjë për të cilën ekziston rezistencë nga ana e opozitës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share