Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 192 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 9 për tejkalim të shpejtësisë, 155 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 8 ndaj vozitësve fillestar dhe 4 gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur.