LSDM: Mickoski mbron krimin e bërë në projektin “Shkupi 2014”

Në vend që të kërkonte një hetim dhe të thërriste publikisht të gjithë të përfshirët në veprime të paligjshme për llogari, Hristijan Mickoski u ndal në mbrojtje të krimeve të DPMNE-së përmes Shkupit 2014 – thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga kjo parti akuzojnë kreun e opozitës maqedonase se po mbron krimin, sipas tyre të ish zyrtarëve të lartë partiakë të tij, përcjell KlanM.

“Në rastin Fenix, 15 persona, mes tyre edhe ish-zyrtarë të lartë partiakë të DPMNE-së, dyshohen se kanë mashtruar popullin me 57 milionë euro për 11 monumente në Shkup në vitin 2014. Për 11 vjet DPMNE e mbajti vendin në izolim dhe varfëroi popullin vetëm për të pasuruar individë nga Pallati i Bardhë. Nuk ka asnjë ndryshim në DPMNE, partia e vetme në Evropë që ka pasur të konfiskuar e që me vendim gjykate është vërtetuar se janë fituar në mënyrë të paligjshme”, thonë nga LSDM./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share