Gara për titullin e “Premier League angleze parashikohet të jetë e fortë edhe këtë sezon. Në 18 javët e para, Arsenal është ai që kryeson, kjo falë edhe barazimit 1-1 ndaj Liverpool, për të mbajtur të distancuar me vetëm një pikë pikërisht ‘The Reds’. Por pavarësisht se kryeson, historia nuk favorizon ekipin e trajnerit, Mikel Arteta.
Në 5 raste që Arsenal kryeson në periudhën e festës së Krishtlindjeve, londinezët nuk kanë arritur të fitojnë titullin në fund të sezonit. Histori e ngjashme me atë të edicionit të shkuar, ku Arsenal përfundoi nënkampione e Anglisë pas Manchester City. Në 124 sezonet e mëparshme të futbollit anglez, skuadra në krye të renditjes ditën e Krishtlindjeve ka fituar titullin në 56 raste, ose rreth 45% të rasteve.
Rivalët direkt për kreun, Liverpool, është e varur gjithnjë e më shumë nga Mohamed Salah. Egjiptiani është përfshirë në 121 gola në 120 ndeshje të kampionatit në ‘Enfielld Road’ për Liverpool. Kontribut i rëndësishëm edhe nga Trent Alexander Arnold, që asistoi për herë të 57 në Premier League, për tu barazuar me shokun e skuadrës, Andy Robertson. Befasia e madhe mund të konsiderohet Aston Vija, që ka numër të njëjtë pikësh, 39 me Liverpool, e distancuar me 3 nga Tottenham.
Nën drejtimin e Unai Emeri, kjo skuadër ka arritur të bëj mrekullinë dhe të cilësohet si favorite për një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit. Pak e distancuar Manchester City, 6 pikë nga Arsenali kryesues, por me një ndeshje për tu rikuperuar. Fitimi i Botërorit të klubeve pritet të shtojë një marsh tek skuadra e Pep Guardiolës, që këtë sezon tenton të ruaj titullin kampion. Periudhë negative për Manchester United, që e shikon kreun e kampionatit 12 pikë larg.
Klan News