Rita Ora shkëlqen me dukjen në “The Voice of Australia”

Për të tretin vit radhazi, kastit iu bashkohet dhe Jason Derulo

Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq me një fustan ari të ngushtë. 32-vjeçarja dukej mahnitëse teksa u pa duke shkuar në xhirimet e audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice Australia” , së bashku me kolegët e saj: Guy Sebastian Jessica Mauboy dhe Jason Derulo.

Fustani mahnitës ishte bust dhe mëngë të gjata deri në supe, ndërsa flokët bukuroshja i kishte lënë kaçurrela.

Rita iu bashkua spektaklit “The Voice Australia” në vitin 2021 dhe njohu bashkëshortin e saj Taika Ëaititi ndërsa jetonte atje. Duke folur së fundmi për dashurinë e saj për Australinë, Rita tha në një intervistë për Harpers Bazaar: “Është vërtet e bukur të gjesh atë ndjenjën e tokëzimit në një vend nga ku nuk jam. I dua njerëzit sepse janë shumë të dashur dhe ndihem shumë e pranuar këtu dhe ndihem shumë e lirë”. “Unë kam një lidhje të ngushtë me Australinë”.

Ndërsa Jason Derulo është shprehur për marrjen e rolit te trajnerit, për The Sunday Telegraph:

“Unë do të sjell një perspektivë globale. Këta janë padyshim muzikantë nga Australia, por mënyra se si industria e muzikës ka ndryshuar, nuk ka më rregulla”.

Ylli amerikan i zhanrit R&B, Jason Derulo, zëvendëson artistin Keith Urban, i cili ishte vitin e kaluar pjesë e jurisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share