Zbulohen konkurrentët e parë të “Love Island Albania”

Producenti i “Love Island” vjen në Shqipëri

Dyert e dashurisë po bëhen gati të hapen në vilën më luksoze të parë deri më sot në jug të vendit.

Ky është “Love Island”, formati më i suksesshëm ndërkombëtar i dashurisë që për herë të parë e sjell në Shqipëri televizioni kombëtar Klan nisur nga kjo e diel nën drejtimin e Luana Vjollcës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mikpritjen e 10 konkurrentëve të parë. Vetë producenti ekzekutiv ndërkombëtar i ITV Studios, kompania krijuese e këtij show, shprehet entuziast për suksesin që pritet të këtë në Shqipëri.

Sven Kruithof, Producent Ekzekutiv Ndërkombëtar, ITV Studios: Për ne është e rëndësishme të jemi këtu sepse unë besoj se tregu shqiptar dhe specifikisht audienca është gati për këtë shfaqje. E vizitova Shqipërinë në Dhjetor për të parë vendin këtu dhe u mahnita nga vendndodhja e vilës. Ajo që kam vënë re këto ditë është një staf shumë i dedikuar, të gjithë po punojnë për ta kthyer në një sukses të madh këtë show.

5 djem dhe 5 vajza do të jenë konkurrentët e parë në ishullin e dashurisë. Në rrjetet sociale Tv Klan ka nisur të zbulojë pak nga pak se kush janë ata. E para është Ilda dhe i dyti Aleksandros.

Albert Dumani, Drejtor i Programacionit në Tv Klan: Unë jam shumë i kënaqur që televizioni kombëtar Klan nis sezonin e ri televiziv me një projekt kaq gjigand siç është “Love Island Albania”. Konkurrentët janë të gjithë shqiptar, por jo vetëm ata që banojnë në territorin e Shqipërisë, por edhe jashtë. Kemi nga Gjermania, Anglia madje edhe nga SHBA, interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sven Kruithof: Ky show nuk është vetëm për të rinjtë, është për gjithë familjen, nga të rinjtë deri tek të moshuarit. Audienca do të futet vërtetë në takimet e dashurisë që realizohen në program, është shumë këndshëm ti ndjekësh.

Në gjithë të papriturat që do të ndodhin brenda vilës rol të posaçëm do të luajë padiskutim publiku.

Albert Dumani: Publiku është gjithmonë ai që vendos se cili do të jetë çifti fitues deri pas përfundimit të 9 javëve transmetim. Ata janë të mbikëqyrur 24 ora nga kamerat dhe ne do të jemi në transmetim çdo pasdite në orën 18:20.

Përveç dashurisë konkurrentët garojnë edhe për çmimin e madh prej 50 mijë Euro.

Ndjenja të sinqerta, emocione, të qeshura, diskutime, lojëra dhe surpriza pafund do të sjellë “Love Island” për publikun shqiptar në Tv Klan nga 3 Shtatori në ora 21:00.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share