Risito Penov u zgjodh ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale

SNOPÇE: PENOVI TË ZBUS DISKRIMINIMIN NDAJ KOMUNAVE SHQIPTARE

Me 63 vota për dhe 30 kundër, deputetët në ditën e tretë të debatit në seancë plenare, votuan Risto Penovin për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale. Pas votimit, Penov dha deklaratë solemne para deputetëve, me çka edhe zyrtarisht mori funksionin e ri.  Ndërkohë, gjatë debatit të zhvilluar para votimit, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se, pret nga Penovi, që të zbus diskriminimet ndaj rajoneve dhe komunave shqiptare. Ai kërkoi nga ministri i ri që të komunat dhe rajonet e pazhvilluara, pasi sipas tij, disbalancet janë shumë të mëdha.

“Është interesante ajo që, sa më pak i zhvilluar që është rajoni aq më pak ka dotacione, përkatësisht transfere nga niveli qendror, që duhet të jetë e kundërta, të stimulohen rajonet më të pazhvilluara. Apo, konkludimi dhe konstatimi tjetër, sa më shumë shqiptar në një rajon të caktuar, aq më pak dotacione dhe transfere në nivel qendror”, deklaroi Halil Snopçe nga ASH.

Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel tha se, Penov e ka të njohur fushën e vetëqeverisjes lokale, pasi më herët ka qenë kryetar i Qytetit të Shkupit dhe kjo, sipas saj, mund të shihet si zhvillim pozitiv i ngjarjeve.

“Edhe më shumë e mbështes propozimin që Risto Penov të zgjidhet ministër dhe pajtohem me pritjet e kryeministrit se, duhet dhe besoj se ai do të demonstrojë përkushtim, punë, qasje të ndershme ndaj qytetarëve dhe shtetit. E di se, edhe kolegët e opozitës e ndajnë këtë mendim për Penovin, pa dallim të kësaj performanse dedikuar vetëm për trupin e tyre votues”, deklaroi Sanela Shkrijel, LSDM.

Penovi vjen si propozim nga radhët e Partisë Liberal Demokrate, që është pjesë e koalicionit qeveritar e që edhe deri më tani ka udhëhequr me këtë resor. Ndërrimi i ministrit në këtë dikaster, vjen pasi bashkëpartiaku i Penovit, Goran Milevski dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, për arsye personale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share