Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë

Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe sonte një numër i madh i qytetarëve  protestojnë në shenjë revolte kundër propozimit francez pasi siç pretendojnë ato është kundër gjuhës maqedone, identitetit maqedon.

Protestuesit tërë kohën kanë brohoritur “Dorëheqje” dhe “Bëhuni Maqedonas” “Stop bullgarizimit”, “Fashizmi bullgar – vlerë evropiane”, ndërsa nuk munguan as mesazhet për zyrtarët e shtetit dhe të qeverisë, mes tyre edhe mesazhe ofenduese për ata që janë shprehur pozitivisht për propozimin francez.

Disa nga protestuesit janë përplasur me policinë që ka ngritur kordonin përpara Qeverisë, pasi kanë thyer gardhin mbrojtës dhe kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç informon KlanM pjesa më e madhe e protestuesve janë larguar por një pjesë vazhdon të qëndron aty edhe gjatë natës .

Rreth ndërtesës së Qeverisë është dukshëm sigurim i përforcuar policor.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndodhet para vendimit për pranimin ose jo të propozimit të modifikuar francez, propozim ky që do të ndihmonte në heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut./KLanMacedonia

https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/1110946396167439

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share