Rikthehen emocionet e Formula 1, Leclerc fiton pole-position në Baku

Për të tretin vit radhazi, Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerbajxhanit. Piloti i Ferrarit ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin. Vetëm i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kualifikueset e Çmimit të Madh të Bakusë u zhvilluan këtë të premte, pasi e shtuna do të jetë e rezervuar për garën Sprint. Gjatë provave zyrtare nuk munguan as incidentet, me makinën Alpine të Pierre Gasly që u shkrumbua nga flakët. Një moment që nuk e lejoi francezin për të shënuar një xhiro të shpejtë, teksa vë në rrezik prezencën në Çmimin e Madh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share