Cristiano Ronaldo është shumë pranë rikthimit në Serie A

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ylli portugez ka dhënë dritën jeshile për një transferim te skuadra e Napolit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk është i lumtur te Manchester United dhe këta të fundit priten ta zëvendësojnë me sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen, ku kanë ofruar 100 milionë euro për nigerianin, por klubi i kaltër kërkon 130 milionë euro.

Sipas medias italiane, 37-vjeçari mund të huazohet falas te napoletanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktualisht me fanellën e Manchester United në Premier Ligë, Cristiano Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share