“Rezultati i shkëlqyeshëm” – Lloga: Votuesi i Aleancës ka pranuar të jetë në një listë me BDI-në

Analisti Sefer Selimi përmendi në Klan Debat se Krenar Lloga duket si figura politike e ASH-së që po mbështet dhe përgatit një koalicion të kësaj partie me BDI-në, duke gjykuar sipas interpretimeve që qarkullojnë në opinion.

Nga ana tjetër, Lloga i kujtoi Selimit se votuesit e ASH-së kanë pranuar lista të përbashkëta me BDI-në në disa raste, duke përmendur zgjedhjet e kaluara lokale.

“Votuesi i ASH-së ka pranuar të jetë në listë me BDI-në sidomos në zgjedhjet e kaluara lokale sepse kemi garuar bashkë në komunat e ashtuquajtura të vogla ku nuk kemi shanse. kemi garuar bashkë edhe me BDI-në edhe me Besën edhe me PDSH-në në Manastir dhe rezultati ka qenë i shkëlqyeshëm. Krejt faktori politik shqiptar me një listë zgjedhore ka qenë edhe në Ohër, ka qenë edhe në Resnjë. Ka qenë edhe në Çashkë dhe Veles, Zelenikovë dhe Çuçer Sandevë. Dhe kjo për herë të parë ka fuqizuar shqiptarët në këto komuna ku kanë pasur peshë politike. Sa ështëe  moralshme dikujt t’ia japësh mundësinë ose ta urdhërosh të jetë në një listë me BDI-në, kurse ju ta ruani ‘pastërtinë’ e figurës suaj politike, duke thënë se ‘unë nuk bëj koalicon me BDI-në’. Kjo nuk mban. Nuk është e ndershme. Nuk je i ndershëm me veten, nuk je i ndershëm me njerëzit që i ke brenda shtëpisë tënde”, tha mes tjerash Krenar Lloga./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share