Koalicioni i grupeve irakiane i lidhur me Iranin ka thënë se ka vënë në shënjestër një bazë pranë aeroportit të Erbilit me dronë si pjesë e luftës kundër “forcave pushtuese amerikane në Irak dhe rajon” dhe si përgjigje ndaj luftës izraelite në Gaza.
Grupet irakiane aleate me Teheranin kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave amerikane që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Por administrata Biden është përpjekur të hedhë poshtë lidhjen midis trazirave rajonale dhe ofensivës izraelite.