Putin: E pabesueshme, por e vërtetë! Pas 80 vitesh po përballemi sërish me tanket gjermane

Vladimir Putin e krahasoi pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim që mbajti për 80-vjetorin e betejës së Stalingradit. Duke komentuar vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, ai deklaroi se historia po përsëritej.

Është e pabesueshme, por e vërtetë. Po kërcënohemi sërish nga tanket gjermane Leopard”, tha Putin.

Gjermania është një prej vendeve të shumta që po e ndihmon Ukrainën për të mbrojtur territorin e saj. Më 24 Shkurt mbushet 1 vit nga nisja e sulmit rus, duke bërë që vendet perëndimore të dërgojnë armë dhe ndihma për qeverinë në Kiev.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur në Volgograd, emri modern për Stalingrad, Putin la të kuptohej se mund të përdorë armë përtej atyre tradicionale.

“Ata që shpresojnë të mundin Rusinë në fushëbetejë mesa duket nuk kuptojnë se një luftë moderne me Rusinë do të jetë tepër ndryshe për ta”, tha lideri 70-vjeçar.

Ne nuk po i çojmë tanket tona tek kufiri i tyre, por i kemi mjetet për t’u kundërpërgjigjur. Nuk do të jetë përgjigje e limituar me përdorimin e armëve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”.

Siç shkruan BBC, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi që të jepte detaje mbi deklaratat e Putin, por tha se “teksa armë të reja po dorëzohen nga Perëndimi, Rusia do të verë në përdorim potencialin e saj për t’u kundërpërgjigjur”.

Putin ishte në Volgograd për të përkujtuar fundin e Betejës së Stalingrad, konflikti i Luftës së Dytë Botërore, ku ushtria sovjetike kapi rreth 91 mijë trupa gjermane dhe ktheu rrjedhën e luftës. Mbi 1 milionë njerëz humbën jetën në atë betejë, më e përgjakshmja e Luftës së Dytë Botërore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share