Rexhepi: Targeti ynë – qytetarët që nuk dalin në votime

Lëvizja Populli e Skënder rexhepit do ta ketë si synim qyetetarin shqiptar që nuk del në votime. Sipas Rexhepit, numri i shqiptarëve që bojkotojnë zgjedhjet është i madh. Numri i madh i partive shqiptare nuk do të ndikojë në humbjen e besimit të qytetarëve.

“Qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e jo nga numri i partive”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se në Koventën e tij ka pasur shumë njerëz që nuk janë të njohur e që asnjëherë nuk janël marrë me aktivitete politike.

Zejdi theksoi se përveç shqiptarëve, subjekti i tij politik do t’ia shtrijë dorën edhe pjesëtarëve të etnive më të vogla si turq, boshnjakë, torbeshë e të tjerë/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share