Rexhepi: Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi marrëveshjen për rrugën Tetovë – Prizren

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në seancën e sotme të qeverisë së RMV-së u miratua marveshja për një tjetër projekt strategjik dhe të shumë pritur atë të rrugës Tetovë – Prizren tha zëvendësministri Rexhepi.

Po e konkretizojmë edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes vendeve tona dhe që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirsimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share