Inflacioni njëshifror – çmimet mbeten të larta!

Inflacioni bëhet njëshifror. Sipas Entit Shtetëror për Statistika në qershor inflacioni ka qenë 9.3%, njofton KlanM.

Shënohet një rënie e lehtë te shporta konsumuese. Sipas shifrave, duheshin 48.500 denarë që të kalohet muaji.

Shporta për 500 denarë është më lirë krahasuar me majin, mirëpo një familje mesatare duhej të ndante 300 denarë më shumë për ushqim dhe pije, respektivisht rreth 20.000 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në praktikë, sic njofton KlanM, një shportë konsumuese nuk mund të blehet as me dy paga minimale.

Statistikat thonë se brenda një viti më së shumti është shtrenjtuar ushqimi.

Buka dhe drithërat, sic njofton KlanM, shiten me çmime në rritje për thuajse 27%, qumështi, djathi dhe vezët për thuajse 26%, mishi mbi 25%. Të vetmit që janë liruar janë vajrat ushqimor për 5.3%.

Nga Ministria e Financave, sic percjell KlanM, thonë se bëhet fjalë për të dhëna inkurajuese, pasi shteti, nga Tetori i vitit të kaluar e deri më tani, ka arritur ta zvogëlojë inflacionin për më shumë se 10%.

Presin që inflacioni të ulet edhe mëtej dhe vitin e ardhshëm të jetë 2%. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share