Reshjet e borës/ Shkupi në “Idilë dimërore” – qytetarët mirëpresin deborën!

Shkupi sot u zgjua me reshje dhe shtresë të dëborës. Dicka të këtillë shkupjanët nuk kishin parë me vite të tëra.

Prindër me fëmijë nëpër rrugë dhe parqe, figura nga dëbora dhe gëzimi I fëmijëve ishin pamjet nëpër shumë pjesë të Shkupit.

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni kanë mirëpritur këtë idilë dimërore, por thonë se ka kaluar një kohë e gjatë që Shkupi të mbulohet nga dëbora.  

“O, nuk më kujtohet, nuk më kujtohet mendoj ka vite, por ka kohë që nuk më kujtohet se a ka pasur borë të tillë.

Sot si duket?

“Bukur, kemi harruar borë të tillë kur kemi parë, ka vite të tëra që kemi haruar sesi është bora”. 

“Mund të ketë 10 vite. Bukur çdo qytet ku ka borë duket bukur. 00:27 Është bukur, aty ku ka borë është bukur, veçanërisht për fëmijtë të që shohin borë, nuk e dinë se çfarë është bora. Ka shumë vite vërtetë ka shumë vite që s`ka pasur kaq borë, nuk është që s`kish pak por kaq s`ka pasur, le të bjerë ende që gjithka të jetë bardh, aq sa mos të mundin njerëzit të shëtisin”.

Reshjet e borës paraqesin sihariq për shkupjanët, aq më tepër kur Shkupi, në sezonin e dimrit po përballet me ndotje enorme të ajrit

“Mund të ketë pesë ose gjashtë vite, duket shumë mirë, sikur kështu të jetë për çdo vit”.

“Të të them që ka shumë shumë kohë që kështu nuk është parë Shkupi në këtë pamje kaq të mrekullueshme, këtë atmosferë, të të them që ka shumë vite, nëse të them 10 më beso se nuk gaboj aq kohë ka”.

“Ka 10 vite jam i sigurt, është super, i shëndetshëm dhe ajri më i pastër dhe gjithçka, ka shumë kohë që po presim diçka të tillë”.

Por, përkundër idilës dimërore Shkupi duhet të përballet edhe me pastrimin e borës dhe sfidat me qarkullimin e lirë të rrugëve.

Një analizë e Qendrës për Komunikime Qytetare, thotë se krahas për Qytetin e Shkupit, tenderë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve janë ndarë edhe për 8 komuna tjera të Shkupit, që do të thotë se në territorin e Qytetit të Shkupit parashihen më shumë se 1 milionë euro për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share