Platforma për Investime në Komunitet, mbështetur nga Albiz financuar nga BE

Renesansa organizoi takimin informativ “Aftësimi i sipërmarrësve të rinj”

Në organizim të shoqatës “ Renesansa” në Tetovë sot u mbajt takimi I parë informative në lidhje me projektin “Përforcimi i aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë dhe gratë përmes partneriteteve lokale“ në kuadër të Platforma për Investime në Komunitet i mbështetur nga Fondacioni “Albiz” financuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm të të rinjve të cilët u informuan për sipërmarrësin, hapat që duhet ndjekur për të hapur dhe krijuar biznese të reja. Koordinatorja e projektit Berrin Ismaili, theksoi në kuadër të projektit do të zhvillohen punëtori, seminare dhe aktivitete të tjera ku të rinjtë do të informohen, trajnohen dhe aftësohen për sipërmarrësin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjensioni për Punësim Ideal Amzai, nga Agjensioni për Përkrahjen e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “ESA”, Nebi Jusufi, nga shoqata joqeveritare “Arena” Nesim Veliu, nga Komuna e Tetovës, Fatmir Sabriu udhëheqës i menaxhimit me resurset njerëzore. Nebi Jusufi në këtë takim theksoi nevojën e fillimit të biznesit duke kërkuar nga të pranishmit që fillimisht të kenë ide për biznes këtë ta bëjnë duke bashkuar forcat dy ose më tepër të rinj.

Një biznes dhe sipërmarrësi e suksesshme kërkon angazhimin e një grupi më të madh të cilët më shpejtë mund të vijnë deri tek realizimi. Platforma për Investime në Komunitet mbështetur nga Fondacioni Albiz i financuar nga BE-ja dhe realizuar nga Renesansa është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë. Po ashtu edhe folësit tjerë theksuan nevojën e përkrahjes së të rinjve dhe aftësimin e tyre për sipërmarrësi te të rinjtë dhe gratë përmes partneriteteve lokale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share