Pritje të gjata për nxjerjen e dokumenteve personale

QYTETARËT: VIJMË PËR DOKUMENTET DHE  KTHEMI PËR SHKAK TË RRËMUJES

Këto janë pamjet në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në godinën e Radio Televizionit të Maqedonisë në Shkup. Siç njofton Klan M, ka pritje me orë të tëra, por edhe me ditë për të nxjerrë ose për të marrë dokumentet personale mbetet ankth i vërtetë për qytetarët. Ata thonë se kjo gjendje është turp për vendin tonë.

“Sapo erdha. Nuk e di se edhe sa do të duhet të pres. Kaq pritje është turp, turp që po maltretohen njerëzit kështu”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qytetarët shtojnë se së paku nga një ditë humbun vetëm për tu fotografuar e një ditë plus për të marrë dokumentin kur të jetë gati.

“Kjo është e tmerrshme, malretim i madh për qytetarët. Pret për tu fotografuar, pret për të marrë dokumentet. Atje lartë ka mbi 20 persona. Nëse ndalem dhe presë do të duhet deri në mbrëmje të jem këtu”.

Pamje të njëjta edhe në sportelet e Sektorit për Punëve të Brendshme ”Prolet”, e cila tani shërben si pikë për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin.

Të gjithë qytetarët në vend, të cilët nuk i kanë dokumentet personale me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ti ndryshojnë ato deri më 12 shkurt. Pas kësaj date dokumentet aktuale të cilat janë me emrin Republika e Maqedonisë, nuk do të jenë të vlefshme, pavarësisht nëse ende kanë afat. Përndryshe pas domosdoshmërisë së ndryshimit të dokumenteve, u rritën edhe çmimet e tyre. Në mars vitit të kaluar, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar në 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share