“Rehatohen” të rinjtë – s’ka shërbim të detyrushëm ushtarak!

MINISTRJA E MBROJTJES PËR SHËRBIMIN USHTARAK

Nuk kemi kërcënime në rritje për sigurinë e vendit, që ta kthejmë obligimin e detyrueshëm të shërbimit ushatarak – ka deklaruar për MIA-n, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, pas takimit të Këshillit Veriatlantik në Bruksel. Sipas saj, nëse ndodh kjo, duhet të investohen shumë mjete plotësuese financiare.

SLAVJANKA PETROVSKA – MINISTRE E MBROJTJES

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kur flasim për mundësinë e kthimit të shërbimit ushtarak, duhet t`i dijmë pasojat dhe sfidat me të cilët do të përballemi si shtet. Fillimisht, nuk kemi kërcënime në rritje të sigurisë për kthimin e shërbimit ushtarak. Por, jo vetëm kërcënimet, kjo do të thotë më shumë investime dhe më shumë mjete financiare dhe më e rëndësishme, të gjithë ata që do të mbushin 18 vjet, nëse shërbimi bëhet i detyrueshëm, nuk do të jenë aktiv në tregun e punës dhe as që në kohë ta vazhdojnë procesin arsimor”

Sipas Ministres, koncepti i shërbimit ushtarak është braktisur në periudhën 2005-2006 dhe sipas saj është një nga vendimet më të mira që janë marrë për zhvillimin e armatës së vendit.

Ndryshe, edhe në vendet e rajonit, sikurse në Serbi dhe Kroaci, është hapur debati publik për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share