Regjistrohen 897 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima në RMV

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 897 raste të reja Covid-19, nga 1.828 testime të bëra. Janë regjistruar 638 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima (80 dhe 83 vjeç), në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 325.279, numri i të shëruarve është 311.015, numri i të vdekurve është 9.363 dhe numri i rasteve aktive është 4.901.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share