Regjistrohen 788 raste të reja me Kovid-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.631 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 788  raste të reja prej të cilëve  191 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 541 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë. Në bazë te regjistrit për persona të vdekur nga Termini im janë regjistruar edhe dy pacientë që kanë ndërruar jetën si pasojë e Kovid-19, në periudhën nga 07.07.2022 deri 12.07.2022.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.104.009 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon  321.386,, numri i pacientëve të shëruar është 308.199, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është  9.349, numri i rasteve aktive në vend shënon 3.838./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share