Fronti n’shesh/ Sela: Nuk ka 61, nuk ka qeveri pa shqiptarët!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi i Frontit Europian në sheshin Maqedonia në Shkup tha se nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët, ndaj ideja e kreut të opozitares, VMRO-DPMNE Hrisijan Mickoski nuk do të realizohet, siç i quajti ai as përmes kukullave të tij në Opozitën Shqiptare.

“Sonte nëpërmjet jush më mirë se çdo njeri tjetër na dëgjonë mirë te pallati i bardhë, se nuk ka 61. Nuk ka do ta ndalim huxhumin tuaj nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve, për t’i ndal të drejtat e pakicave tjera. Të dashur vllezër e motra ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këto zgjedhje, ju e keni parë si Mickoski me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe me disa kukulla që i ka gjetë te shqiptarët që ngjajnë me kukullat ruse. Bilali ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vllezër dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Të Dashur vllezër edhe pak ditë duhet të jepni verdiktin që të bëheni pjesë e këtij bashkimi, që do të na sjellë vetëm të mira. Bashkë ishim kur e sollëm kryeparlamentarin e parë shqiptarë, e kur e sollëm ligjin për gjuhën, dhe bashkë do të ta çojmë Bujarin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe bashkë me të në 8 maj do të korrim fitore”, deklaroi Sela. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share