Regjistrimi i PD në zgjedhje, argumentet e secilës palë para KQZ

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së po shqyrtohen dy kërkesat e Partisë Demokratike për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi tha se fillimisht do të dëgjohen të dyja palët që kanë depozituar kërkesën dhe më pas do të merret një vendim.

Përfaqësuesit ligjorë të grupit të Berishës paraqitën argumentet e tyre për dokumentacionin e paraqitur duke theksuar se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit dhe anëtarësia është ajo që vendos për lidershipin.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i grupimit të Alibeaj Indrit Sefa tha se KQZ nuk mund të zhvillojë një debat politik e gjyqësor pasi vendimi është dhënë tashmë nga Gjykata e Apelit.

Argumentet e secilës palë:

Ledio Nuraj (Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës): : Këtu jemi në bazë të kërkesës të bërë në datë 5 Mars, të firmosur nga kryetari Sali Berisha. Ne kemi depozituar para jush kërkesën për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale, kemi vënë të gjithë dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe doja të citoja para jush se PD është krijuar që në 1990 dhe ka vijueshmëri 32 vjeçare. Në Gjykatën e Tiranës është depozituar kërkesa e palës kërkuese e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit ku objekt i kërkesës ka qenë për tu regjistruar në Regjistrin e Partive Politike, sipas vendimit të Kuvendit të Dhjetorit në 2021-in i cili është thirrur në bazë të statutit që ishte në fuqi.

Vendimet që unë po citoj janë të bashkangjitura në kërkesë, kundër këtij vendimi Alibeaj ka bërë një ankim pranë Gjykatës së Apelit, e cila në 3 Mars 2023 ka vendosur që të dërgojë çështjen për rigjykim me ndërrim të trupës gjykuese. Vendimi i shkallës së parë akoma i gëzon efektet sepse nuk kanë kaluar afatet e parashtruara nga Apeli. Duam të regjistrohemi sot pasi Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe organet e partisë sipas dispozitave të ligjit për partitë politike janë ende në fuqi. Edhe vendimi nr.3 i Gjykatës së Tiranë është ende në fuqi dhe i pashfuqizuar dhe mund të merret në konsideratë. Gjykata e Apelit nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ledio Nuraj: Basha u shkarkua nga Kuvendi dhe anëtarët.

Franci Nuri (Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës): Në vijim të asaj që shprehu kolegu, ajo që është e rëndësihme është se nuk është fleta e regjistrimit që e bën dike kryetar por është anëtarësia. Ne gjykojmë që dosja jonë është e plotë dhe i ka të gjithë elementët e konstatuar, për shkak të zvarritjeve në procese gjyqësore figuron ende emri i Lulëzim Bashës i cili vetë ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është më kryetar i kësaj partie. KQZ ka regjistruar dhe më parë subjekt zgjedhor me vetëm vendimin e shkallës së parë, pa kaluar afati ligjor prej 15 ditësh. KQZ i ka të gjithë mjetet për të gjykuar mbi të drejtën.

Indrit Sefa (Përfaqësues ligjor i grupimit Alibeaj) : Më vjen mirë që KQZ është kaq i hapur në debatin politik dhe gjyqësor duke kaluar në nostalgjinë që ka komisionari si ish-gjyqtar. Mund të merrni një vendim gjyqësor mbi atë të Apelit nëse mendon se e ka këtë kompetencë atëherë mund të jetë një debat shterrues sepse nuk e transmetua dot seanca gjyësore në Apel.

Ilirjan Celibashi: Keni gjithë mundësinë të shfrytëzoni transparencën e KQZ-së.

Indrit Sefa: Në këtë debat kërkoj një kopje të kërkesës së zotit Berisha, ta shoh dhe ta njohë publiku.

Indrit Sefa: Ky dokument nuk përmbush kushtet themelore as pullë dhe as vulë dhe ju si ish-gjyqtar e dini mirë se jo vetëm nuk noterizohen dhe s’janë të ekzekutueshme, por nuk mund të sjellin asnjë efekt dhe nuk zbatohen dot. E dyta, në asnjë rresht të këtij vendimi nuk shkruhet kërkesë e PD-së por i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të cilit i ka mbaruar mandati në Prill të vitit 2022. U ngrit një pretendim tjetër, është regjistrimi i 2018-ës, ke vendimin e 2021 janë regjistruar të gjitha organet e PD, të gjitha ndryshimet dhe në 13 Qershor edhe zgjedhja e kryetarit, por këtij komisioni nuk i duhet ky dokumentacion, vendimi është dhënë. Ky komisioni siç e ka traditë del me projekt vendime, por ne jemi në gjendje të përgjigjemi për të gjitha, unë nuk dua t’i hyjmë më tej këtij debati, nuk është momenti për debat politik, ka gjykata që janë shprehur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share