REKOMANDIMET E QEVERISË VLERËSOHEN SI TË VONUARA
Kriza energjetike ka bërë që shumë qytetarë të synojnë të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje gjatë dimrit.
Por çmimi për ngrohje me dru apo pelet është rritur dukshëm. Dikur një metër kub dru kushtonte nga 30 deri në 40 euro ndërsa tash nga 70 deri në 100 euro.
Ministrja Artane Rizvanolli ka këshilluar qytetarët që të izolojnë shtëpitë, të mos shfrytëzohet energjia elektrike pë ngroje por të gjenden masa të tjera efiqiente.
Këto rekomandime për njohësin e energjisë Lulësim Syla janë të mirëseardhura por pak të vonuara.
Ai konsideron se qeveria do të duhej të dilte me pako subvencionuese në mënyrë që qytetarët të përgatiten për alternativa të tjera të ngrohjes në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Edhe këtë dimër qeveria ka paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike kur të rritet konsumi.