Osmani: Shkeljet e marrëveshjes nga Serbia – BE-ja të jetë më konstruktive

KURTI: JEMI TË INTERESUAR PËR ZBATIM TË MARRËVESHJES, JO NENIT 7

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE që të jetë konstruktive në raport me shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Sipas Osmanit, BE-ja nuk duhet të kërkojë implementim të gjërave që nuk ka pajtueshmëri mes palëve.

”Republika e Kosovës do të vazhdojë të ketë qasje jashtëzakonisht konstruktive. Në çdo proces të dialogut të shkojë me mendje të hapur por me ide evropiane e jo ide që na shpien mbrapa në shekullin e kaluar. Ne presim që BE-ja mos të kërkojë të zbatohen gjëra për të cilën nuk jemi pajtuar, ndërkaq të kërkohet pikërisht ajo për të cilën jemi pajtuar. Ne presim akoma që BE-ja të jetë e qartë për shkeljet e Serbisë deri më tani nuk e kemi parë një gjë të tillë” – deklaroi Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, thotë se ende nuk ka marrë raport nga BE-ja  mbi denoncimet e Kosovës për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Sipas tij pala kosovare është e interesuar të zbatohet në tërësi marrëveshja, por që jo vetëm neni 7.

”Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7” – tha Albin Kurti.

Një ditë më parë është zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh por nuk ka përafrime të qëndrimeve sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share