Reali po e konsideron mundësinë e rikthimit të Zidanet

Real Madridi është duke e konsideruar rikthimin e Zinedine Zidanet për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Trajneri italian do të emërohet selektor i Brazilit nga vera e vitit 2024 dhe me këtë rast do ta lirojë pozitën e tij.

E mediumi britanik “Daily Mail” raporton se madrilenët e kanë në opsion francezin, i cili mund ta provojë eksperiencën e tretë si trajner i Realit.

Ai e drejtoi ekipin madrilen në periudhën 2016 deri më 2021, me një vit pauzë në mes tyre, duke e fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Ligan.

Reali ndërkohë po shikon edhe alternativa, ndërsa njëri prej opsioneve kryesore është trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, por edhe dy trajnerët e të rinjve, Alvaro Arbeloa e Raul Gonzalez.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share