Real Madrid në kërkim të trajnerit

Ancelotti do drejtojë brazilin, Alonso dhe De Zerbi kandidat për stolin  

Shtohet konkurenca për trajnerin e ri të Real Madrid. Me Carlo Ancelottin që ka vendosur të largohet në fund të sezonit, klubi spanjoll nuk kërkon t’i lë vend befasive, duke hyrë në punë për pasuesin. Ksabi Alonso duket edhe ai më afër pankinës së Los Blancos. Për 41-vjeçarin do të ishte një rikthim në ‘Santiago Bernabeu’, stadium ku luajti për 5 vite. Aventura fantastike që po përjeton në pankinën e Bayer Leverkusen ka bindur drejtuesit e Real Madrid për t’i ofruar një kontratë. Por, ish-mesfushori nuk është preferenca e vetme e Florentino Perez.

Presidenti i Real Madrid ka vënë në monitorim edhe trajnerin e Brajton, Roberto de Zerbi. Progresi i skuadrës angleze nën drejtimin e italianit ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve, por Real Madrid mbetet favorit nëse De Zerbi mendon të largohet nga Premier League. Nënkampionët e Spanjës do të mbeten pa trajner në fund të sezonit, pasi Carlo Ancelotti ka rënë dakord për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane. Synimi i Seleçao është për të tentuar titullin e 6-të në histori në Botërorin e vitit 2026, trofe që mungon prej Kupës së Botës 2002.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share