NBA: Përfundoi pjesa e rregullt e kampionatit, mësohen ekipet e kualifikuara në play off

Kampionati amerikan I basketbollit NBA ka mbyllur sezonin e rregullt 2022/2023, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë më tej si në fazën play off ashtu dhe atë “play in”. Kështu, 6 ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë nga një ndeshje teke në “play in”, në fushën e ekipit të renditur më mirë. Dhe, dy skuadrat fituese do të avancojnë më tej në play off.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, ekipi i Milwaukee mbante rekordin më të mirë, me 58 fitore e 24 humbje dhe do të ketë faktorin fushë në favor deri në “finale”. Ndërsa në Perëndim, në vendin e parë u rendit skuadra e Denver.

Gjashtë ekipet nga KOnfetrebca e Perëndimit që siguruan kualifikim direkt në Play off janë: Denver, Memphis, Sacramento, Phoenix, Los Angeles Clippers dhe Golden Styate Warriors, ndërsa katër ekipet tjera që do të luajnë në “play in”, janë: Los Angeles Lakers, Minnesota, Nju Orleanc dhe Oklahoma.

Në Konferencën Lindje kualifikim në play off kanë siguruar: Milwaukee, Boston, Philadelphia, Cleveland, Nju Jork dhe Brooklyn, ndërsa Nju Jork dhe Brooklyn, ndërsa në “play in” do të luajnë: Miami, Atlanta, Toronto dhe Çikago.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share