11 gola të pësuar në 18 ndeshje, titulli do të ishte formalitet
Thuhet se mbrojtja më e mirë është sulmi, por rasti i Real Madrid mund të bëj përjashtim. Gjiganti spanjoll është skuadra me mbrojtjen më hermetike në La Liga, diçka që tregohet edhe në renditjen e kampionatit.
‘Los Blancos’ kryesojnë pas një rivaliteti të ashpër me Zhironën, teksa kanë grumbulluar 45 nga 54 të mundshme, ku diferenca është qëndrueshmëria në mbrojtje.Skuadra kryeqytetase ka pësuar gjithsej 11 gola këtë sezon, rekord për tu shënuar pas fazës së parë të kampionatit.
Në 9 nga 18 takimet e luajtura, skuadra e Carlo Ancelottit e ka mbajtur portën e paprekur, për një mesatare prej 0.61 gola të pësuar. Me këtë ritëm, Real Madrid fitonte kampionatin në sezonin 1964-1965. Sezon ku klubi vendosi edhe një rekord me 18 gola të pësuar, ose thënë ndryshe 0.6 gola të pësuar për ndeshje.
Jo më kot, Real është skuadra me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, ku as dëmtimet e portierit dhe dy qendërmbrojtësve titullarë nuk e kanë penguar për të bërë diferencën. Kur Real Madrid është kaq serioz në mbrojtje, titulli thuajse është një histori. Një trend i ngjashëm ishte në sezonin 2019-2020, kur e mbylli kampionatin me 25 gola të pësuar dhe fitoi titullin kampion me tepër lehtësi.
Klan News