Komuniteti “Hapësira socio-kulturore” në Tetovë reagon ndaj deklaratës së Kasamit

Pas debatit që u zhvillua sonte ne Klan Debat mes kreut të Komunes së Tetovës, Bilall Kasamit dhe Komunitetit “Hapësira socio-kulturore në Tetovë” e njohur si Space, kanë reaguar sërish këto të fundit edhe atë me nje shkrim në rrjetet sociale.

“Pas letrës fyese, sonte ka vazhduar ofendimi ku kryetari i komunës aktivizmin e vullnetarëve dhe mirëmbajtjes tonë të hapësirës publike me organizmin e qindra ngjarjeve kulturore: kinema të improvizuar, punëtori artistike, diskutime publike për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe gjallërimin e jetës rinore e quan UZURPIM (“rrëmbyerje në mënyrë të paligjshme e të drejtave të dikujt duke përdorur dhunën a dredhinë”). Kjo është fyerje publike për punën 4 vjeçare të vullnetarëve! Në vazhdim ju ftojmë ta ndiqni videon e shkurtër se si ka qenë gjendja e hapësirës në 2018, që ta dinë të gjithë se sa mund është dhënë për të krijuar Hapësirën PUBLIKE funksionale për të gjithë, dhe jo me dyer të mbyllura dhe procese administrative tipike, por që ju takon qytetarëve. Nëse nuk do ta ringjallnim NE këtë hapësirë (dhe ta përsosim revitalizimin e saj në formë vullnetare), që për 10 vite ka qenë një gërmadhë, sa kohë investim do t’i duhej administratave komunale” – thuhet ne reagimin e tyre.

Ndryshe në emisionin Klan Debat, Kasami tha se ky komunitet po uzurpon hapsirat publike dhe duhet të largohen nga aty. / KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share