PETROVSKA: PJESË E KULTURËS POLITKE, NUK BËHET FJALË PËR KOALICION APO BASHKËPUNIM
Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka promovuar partinë e re politike “Alternativa e Re”. Ajo ka theksuar se pas tri dekadave, prosperiteti në Maqedoni është vetëm një fjalë që përdoret në fushata politike. Në mesin e mysafirëve nga partitë politike është vërejtur edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeçeviq.
Prezenca e Sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, në tubimin e mbrëmshëm të partisë “Alternativa e Re”, ku për lidere u zgjodh Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, nuk do të thotë se do të ketë koalicion apo bashkëpunim midis dy partive, por bëhet fjalë për kulturë politike – ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e pyetur të komentojë praninën e përfaqësuesit të lartë të socialdemokratëve në promovimin e partisë dhe lideres së re të “Alternativës së Re”
“Është vendim partiak. Nëse partia ka marrë ftesë, mendoj se secili përfaqësues partiak duhet të merr pjesë në formimin e partisë politike nëse parimet e asaj partie paraqesin vlera evropiane për vendin. Prezenca nuk do të thotë se do të bëhet koalicion ose bashkëpunim, thjesht është pjesë e kulturës politike në partitë në Maqedoni” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Prezencën e Zeçeviqit në promovimin e partisë “Aletrantiva e Re” e kanë komentuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, koalicioni sekret LSDM-Arsovska tashmë është bërë publike.
“Në sallë krahas Zeçeviqit, mund të shihej edhe administrate e Qytetit të Shkupit, drejtorët e ndërmarrjeve publike, kryebashkiaku në hije Dragi Kniga si dhe mbrojtësit e vetquajtur mediatik të karriges së Lupço Palevskit dhe masha të Zeçeviqit, me parti më shumë se gishtat e dy duarve” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, u zgjodh lidere e re e partisë “Alternativa e Re” në tubimin që u mbajt mbrëmë në Shkup. Në këtë ngjarje, u vërejt edhe prezenca e Sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq. /KlanMacedonia/