Sulmohet fizikisht gazetari Zoran Bozhinovski

ME LËNDIME TRUPORE PËRFUNDON NË SPITAL

Gazetari kontravers dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, mbrëmë është sulmuar dhe rrahur nga dy persona të panjohur para shtëpisë së tij në Manastir. Pamjet me fytyrën e përgjakur tashmë janë bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Tek Bozhinovski janë konstatuar thyerje të hundës dhe lëndime tjera në kokë. Sic njoftojnë media maqedonase, ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku I është dhënë ndimha mjekësore kurse sot në mëngjes është lëshuar për mjekim shtëpiak, por pasdite duhet sërish të paraqitet në spital.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rastin në polici e ka denoncuar bashkëshortja e tij, e cila ka qenë e pranishme gjatë sulmit.

“Më 25.10.2022, në oran 20:42 në SPB-Manastir, P.S nga Manastiri ka denoncuar se në Rr. ”Koço Racin” në Manastir, bashkëshorti i saj Z.B (56) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Njoftimin dhe fotografitë e rrahjes së Bozhinovskit, i pari i ka bërë publike gazetari Lupço Palevski në profilin e tij në Facebook.

“Sonte hienat e Zaevit, elektriçistit Vasko, hienat kleptomane oligarke janë në tufë, kështu vjedhin dhe kështu rrahin njerëz” – ka shkruar në Facebook, Lupço Palevski.

Para një dite në profilin e tij në Facebook, gazetari Zoran Bozhinovski kishte shkruar se “do të përpiqet të hyjë në Tribunën e LSDM-së në Manastir, për të parashtruar një pyetje, kurse më vonë, poashtu në Facebook ka kërkuar falje, se për shkak të një takimi për të siguruar disa dëshmi për një lëndë, nuk kishte arritur të merr pjesë në tribunën e socialdemokratëve.

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, kohëve të fundit kishte publikuar informacione, sic pretendon ai, edhe për keqpërdorime në Universitetin e Tetovës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share