Zhan Mitrev pritet me protesta para gjykatës
Familjarë kanë pritur dhe përcjellë nga gjykata mjekun Zhan Mitrev i cili gjykohet për mashtrimin e pacientëve që janë mjekuar në spitalin e tij nga COVID-19, percjell KlanM.
Me fotografi të të ndjerëve dhe me transparente kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga Mitrevi se hemofiltrimi ka vrarë më të dashurit e tyre dhe se kanë qenë viktima të eksperimenteve.
Gjykimi është anuluar për më 12 Maj, për shkak se lënda thuajse një muaj është në Gjykatën e Apelit, I cili duhet të vendos sipas ankesës për “ngrirjen” e pronës së Zhan Mitrevit.
Pala mbrojtëse ka drejtuar akuza për presione, kurse protestën e kanë quajtur si linçim. Përmes një komunikate nga Spitali akuzojnë se po kryhet një përndjekje e organizuar për akuza të pabaza.
Akuza kundër Zhan Mitrevit, sic njofton KlanM, ka të bëjë me fshehjen e fakteve kyçe për hemofiltrimin, një metodë që ishte treguar si alternativë për mjekimin e pacientëve me COVID-19. 3
Lënda e Prokurorisë u hap pas filmit dokumentar “Gjaku I papastër” të Laboratorit Hulumtues të Reporterëve – IRL që u emetua në Qershor të vitit 2022. /KlanMacedonia/