Rasti “Vanja”: Mediat e rajonit me lajme senzacionale – PTHP, të mos shpërndahen lajme të paverifikuara!

Autopsia për 14-vjecaren Vanja Gjorçevska ende nuk është gati dhe nuk është dorëzuar në Prokurori – kanë konfirmuar nga Prokuroria. Në interes të hetimeve, sic percjell KlanM, nuk ndahen detaje tjera për analizat dhe kontrollet.

“Për momentin, veprimet e të gjithë të implikuarve janë lëndë të hetimeve, për çka, çdo ditë grumbullohen dëshmi verbale dhe materiale që krahasohen mes tyre. Prokuroria Publike bën thirrje që gjatë hetimeve të mos shpërndahen informacione të paverifikuara që mund ta dëmtojnë procedurën, por edhe të shqetësojnë opinionin” – njoftojnë nga Prokuroria.

Reagimi i PTHP-së, sic percjell KlanM, vjen pasi ditëve të kaluara nëpër mediat e rajonit janë shpërndarë lajme senzacionale që janë transmetuar edhe në vendin tonë.

Media serbe dhe kroate, sic percjell KlanM, thonë se kanë biseduar me fqinj, kalimtarë të rastit dhe se kanë zbuluar detaje të reja.

Një pjesë e tyre kanë publikuar se kanë qenë në shkollën ku ka mësuar viktima 14-vjecare dhe se kanë biseduar me Drejtoren e shkollës dhe kujdestaren e klasës.

Nga Shkolla Fillore “Pestaloci”, sic percjell KlanM, i kanë përgënjeshtruar këto pohime. Thonë se media të huaja nuk kanë marrë leje për të hyrë në objektin e shkollës.

Përgënjeshtrimi, sic njofton KlanM, ka mbërritur edhe nga Kryetari I Komunës Qendër Goran Gerasimovski.

“Asnjë gazetari nuk i kam dhënë leje që ta vizitojnë shkollën “Pestaloci”. Nëse gazetarët guxojnë të vijnë dhe raportojnë nga shkolla është vendimi i Drejtores dhe menaxhmentit, kurse jo vetëm gazetarët por të gjithë duhet t`i respektojnë vendimet e tyre” – shkruan në Facebook, Kryebashkiaku Goran Gerasimovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share