Rasti në shkollën e Kërçovës: Inspektorati i Arsimit do ta hetojë incidentin! (VIDEO)

PRINDI PRETENDON, MËSUESJA MOHON SE KA RRAHUR NXËNËSIN

Inspektorë nga Inspektorati i Arsimit nesër do të kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në shkollën fillore “Sande Shterijovski Pashin” në Kërçovë, ku sipas pretendimeve të Sinan Ibishit, djali i tij është sulmuar fizikisht nga mësuesja, njofton KlanM.

Drejtori i këtij Inspektorati Halit Ferati thotë që pas inspektimit do të dalin me informacione të detajuara se çfarë ka ndodhur saktë në këtë shkollë dhe çfarë masa do të ndërrmeren.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në lidhje me rastin nga lajmi i marrë nga mediumet ku pretendohet se në SHFK “Sande Shterjoski” Kërçovë kujdestarja e klasës ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, Ju njoftojmë se nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, nesër me datë 17.05.2023 do kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në shkollën e lartpërmendur dhe do të merren masa në pajtim me ligjin për arsim fillor” – tha Halit Ferati, drejtor në Inspektoratin e Arsimit.

Ndryshe, sic njofton KlanM, dje Sinan Ibishi rrefeu se si është sulmuar djali i tij nga mesuesja, ndërsa e njëta ka mohuar se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nxënësit.

“Është i dëmtuar te syri. E kam të gjithë dokumentacionin prej te spitali. Isha edhe në polici e panë se syrin e ka të dëmtuar. Tash duhet të vi në Shkup. Ndoshta duhet sërish ta bëjë operacion. Është në gjendje të keqe. Në stres, trembet” – deklaroi Sinan Ibishi, prind i fëmijut.

“Ai atë qe e ka paraqitur është rrenë. Është shpifje” – tha Adelina Xhambazi, mësuese.

Drejtori i shkollës Rrahim Pinjoll, sic njofton KlanM,  tha se është i shqetësuar nga rasti dhe se dëshiron që e verteta të del në shesh. Ndërsa ngjarja është paraqitur edhe në polici dhe po punojnë për zbardhjen e0 plotë të rastit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share