Mbi 150 vullnetarë personel mjekësor paraqiten për të ndihmuar në Turqi

SALI: KEMI LISTË TË ILAÇAVE TË SIGURUAR PËRMES DONATORËVE

Mjekë, infermierë dhe shoferë janë të gatshëm për t`u nisur drejt Turqisë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Mbi 150 personel mjekësor janë paraqitur vullnetarisht për të ndihmuar qytetarët në nevojë. 

“Bëhet fjalë për mbështetje të përkohshme për qytetarët e Turqisë të goditur nga tërmeti. Gjatë ditës së djeshme shpallëm thirrjen drejtuar gjithë qytetarëve, respektivisht personelit mejkësor që të paraqiten si vullnetarë. Deri dje në orën 23.00 kisha një listë me 150 vullnetarë. Listën preliminare me vulnetarë do t`ia japim Qendrës për Menaxhim me Kriza, që më pas përmes NATO-s do të njoftohet Turqia për mjetet materiale dhe njerëzit që i kemi në dispozicion” – tha Bekim Sali.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç punonjësve shëndetësor ofrohen ilaçe dhe dy furgonë të spacializuar për kujdes intenziv, që ishin marrë si donacion për Klinikën e Pediatrisë.

“Kemi një listë të ilaçeve që kemi siguruar përmes kompanive dhe donatorëve. Sipas nevojës autoritetet turke do të miratojnë atë që kanë nevojë që ne t`i dërgojmë drejt rajoneve të goditura” – tha Bekim Sali.

Ndryshe dje Sali bëri thirrje publike që të paraqiten vullnetarë për të ofruar ndihmë mjekësore për të prekurit nga termeti në Turqi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share