Xhaferi: Mundësi historike të punojmë në dokumentin i cili do trasojë rrugën e zhvillimit të shtetit

KONSTITUOHET KËSHILLI NACIONAL PËR ZHVILLIM

Këshilli nacional për zhvillim ka mbajtur seancën e sa konstituive, e cila u udhëhoq nga kryeministri Talat Xhaferi. Një fjalimin e rastit, Xhaferi tha se ky Këshilli ka mundësinë të punojë një dokumentin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e vendit në 20 vitet e ardhshme. Strategjia është gjithëpërfshirëse dhe përfshin të gjitha aspektet e zhvillimit të vendit.

Kryeministri Talat Xhaferi, sot ka kryesuar seancën e parë konstituive të Këshillit nacional për zhvillim. Ai ka theksuar Këshilli ka një mundësi historike të punojmë në dokumentin e Strategjisë nacionale për zhvillim, me të cilin do të trasohet rruga e zhvillimit të shtetit për 20 vitet e ardhshme. Kreu i Qeverisë tha se në këtë Strategji ka gjithë përfshirje të shtetit dhe atë në aspektet ekonomike, sociale, ekologjike dhe kulturore të zhvillimit gjatë dy dekadave të ardhshme.
“Ky proces përgatitej për gati tre vite, ku morën pjesë rreth 14.000 qytetarë, mbi 250 përfaqësues nga institucionet nacionale, 70 kryetarë komunash, 50 deputetë nga pushteti dhe opozita, përfaqësues të odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, mbi 500 përfaqësues të grupeve të margjinalizuara dhe të cenueshme, si dhe më shumë se 1000 të rinj dhe anëtarë të organizatave rinore”, tha Talat Xhaferi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Xhaferi shtoi se me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit hapen mundësitë, por edhe krijohen kapacitete për qëndrueshmërinë e shoqërisë në menaxhimin e pasigurisë dhe rreziqeve në rritje në Botë, si edhe për t’u përballur me trendët globalë, siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital.

“Tani kemi një udhërrëfyes sipas të cilit do të krijojmë se në çfarë lloj shteti duam të jetojmë, çfarë lloj shoqërie do të ndërtojmë në 20 vitet e ardhshme. Procesi realizohet me asistencën eksperte dhe teknike të UNDP-së, në koordinim me Zyrën e Koordinatorit të përhershëm  të Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë”, tha Xhaferi.

Procesi i përgatitjes së Strategjisë nacionale për zhvillim ka filluar në janar të vitit 2021, me iniciativë të zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për çështje Ekonomike dhe koordinimin e resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi. Në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm është krijuar një strukturë operative për mbështetjen e Strategjisë nacionale të zhvillimit./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share