Reagon KF Gostivari: Nuk ka gabim!”
“Të gjithë lojtarët tanë po luajnë me licencë dhe leje të FFM! Nuk ka gabim!” ky është reagimi i klubit të futbollit Gostivari lidhur me ankesat e disa klubeve të Ligës së dytë që ka të bëjë me regjistrimin e futbollistit Gordian Hristovski për të cilin thuhet se nuk ka pasur të drejtë të luajë për shkak se këtë sezon ka luajtur për dy klube dhe nuk i lejohet të luajë për një të tretë në të njëjtin sezon.
Ankesë kanë parashtruar ekipi i Vardarit, Pelisteri dhe Pehçeva.
Pikërisht Pehçeva ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së pare të sezonit pranveror kundër Gostivarit të cilën e kanë humbur 1-0
Nga ana tjetër, Gostivari pretendon se të gjithë lojtarët e tyre luajnë me lejen e FFM-së dhe se nuk ka asnjë gabim, ndërsa publikojnë një fotografi se lojtari është i konfirmuar me të drejtën e lojës.
Shtrohet pyetja nëse në të vërtet lojtari në fjalë nuk ka pasur të drejtë regjistrimi për ekipin e Gostivarit, atëherë pse komisioni për regjstrim ka sjell një vendim të tillë, nga mosdija apo qëllimisht për tu krijuar afera të pa qena. Të gjithë e dinë se KF Gostivari aktualisht është lider në Ligën ne dytë, ndërsa ankesa parashtrojnë Vardari që dështoi në ndeshjen e pare para publikut të vetë dhe Pelisteri përfshirë këtu edhe Pehçevën
Shaban Sinani /KlanMacedonia/