Rasti i artë i humbur, Daku sqaron pse ia pasoi topin Mujës: Mendova…

Mirlind Daku debutoi mbrëmjen e sotme me Shqipërinë (Lexo më shumë). Një ndeshje e mirë për sulmuesin, por që mund të ishte perfekt nëse do ta jepte saktë atë pasim për Mujën ose Bajramin.

“Në ato momente mendova që Nedimi është pozicion jashtë loje. Prandaj mendova t’ia jap Arbnorit. Edhe terreni ishte i rrëshqitshëm dhe topi rrëshqiti shpejt. Nëse e shikon në fotografi qartë duhet të reagonim më mirë, por i kërkoj falje bashkëlojtarëve”, tha Daku.

Sa i përket debutimit ai u shpreh: “E kam pritur tërë jetën. E gjithë familja e ka pritur që të nderoj fanelën e Shqipërisë. U mundova me dhënë gjithçka vetëm të ndihmoj ekipin, pavarësisht se në një rast nuk arrita të pasoj mirë. U mundova që gjakun e shqiptarit ta shfaq çdo moment. Ka rëndësi që nuk dolëm humbës në këtë ndeshje dhe shpresoj që ndaj Polonisë të fitojmë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share