Rastet e montuara politike / Skënder Rexhepi: Faji i ministrave të Alternativës që nuk kërkohet hetim ndërkombëtar

I pyetur për kërkesën e Alternativës për hetime ndërkombëtare për rastet e montuara politike, Skënder Rexhepi ka thënë se kjo pikë nuk po vjen në rend dite shkaku i ministrave të Alternativës.

“Për fat të keq janë raste aq të dhimbshme sa përsëritja shkakton dhimbje tek familjarët. E kemi vendosur këtë pikë sepse kemi menduar se është shumë e realizueshme. Me fajin e ministrave të Alternativës kjo pikë nuk jetësohet. Është shumë e lehtë të dorëzohet nje letër në Komisionin Evropian për të kërkuar hetime ndërkombëtare për rastet e montuara. Po të isha unë ministër do e kisha bllokuar qeverinë derisa të kalojë kjo pikë. Ata, ministrat e AA-së janë të detyruar që ta bllokojnë qeverinë për ta sjellur në rend dite dërgimin e një letre të thjeshtë drejt Komisionit Evropian për hetime të këtyre rasteve që iu kanë shkaktuar dhimbje shqiptarëve”, ka thën Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share