Raportohet për të vdekur pas një sulmi në një universitet në Pragë, vritet sulmuesi!

Policia në Pragë të Republikës Çeke, ka thënë se ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Tuitter se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Kryeministri çek Petr Fiala, ka thënë se do të anulojë të gjitha planet, pas “ngjarjes tragjike”.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët./REL/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share