Raporti i revizionit për Onkologjinë para deputetëve

PESHEVSKA: SKANDAL MBI SKANDALET, A THUA SËRISH DO JETË FAJTOR KABLLOJA ELEKTRIKE SI NË SPITALIN E TETOVËS

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet po debaton pas raporit të Revizorit shtetëror për revizion në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, përcjellë KlanM. Deputetja nga VMRO-DPMNE Zhaklina Peshevska e cilësoi rastin si “skandal mbi skandalet”. Ajo shtroi pyetjen se kush do të jetë tash fajtor për gjithë skandalin e Onkologjisë dhe krahasoi atë me djegjen e spitalit modular në Tetovë.

“E kontestueshme është se sistemi KATO, pra sistemi për ndarjen e citostatikëve, në Klinikën e Onkologjisë nuk është në funksion nga viti 2017, edhe pse është blerë më herët, gjë që nuk ndodh me asnjë spital tjetër në Evropë që e ka këtë sistem. Shtrohet pyetja kush do të jetë fajtor për këtë rast apo sërish sikur për spitalin modular në Tetovë fajtor do të jetë “kablloja”, apo ndonjë infermiere, ndërsa mjekët do të jenë të mbrojtur? “, tha Zhaklina Peshevska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe socialdemokratët kërkojnë përgjegjësi për të gjitha parregullsitë e konstatuara në Onkologji.

“Nga kjo cështje të mos nxjerrim selektime të panevojshme se kush është përgjegjës. Secili që është në suaza të këtyre parregullsive dhe veprimeve të jashtëligjshme, duhet të përgjigjet, pa marrë parasysh nëse është nga qeveria aktuale apo ajo e mëparshmja, nga kjo ministry apo ministria e mëparshme”, tha Panço Minov.

Debati në Komision ka filluar javën e kaluar, kur raportin e prezantoi revizori i përgjithshëm shtetëror, Maksim Acevski, i cili theksoi se janë konstatuar një sërë lëshimesh lidhur me funksionimin e objektit shëndetësor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në shërbimet që u ofron pacientëve. Prokurori shtetëror Lubomir Joveski, i cili mori pjesë në një nga seancat e Komisionit, njoftoi se është e mundur në një nga vendet fqinje të ketë pasur ekspertizë për rastin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share