Raphael Dwamena ”bomberi” i pavdekshëm!

GOLASHENUESI I KAMPIONATIT SHENOI 1.5 GOLA CDO 90 MINUTA ME FANELLEN E EGNATIAS

Kampionati shqiptar dhe skuadra e Egnatias humbën një prej lojtarëve më të mirë të huaj në vitet e fundit. Rafael Duamena ishte shndërruar në një bomber të vërtetë në Rrogozhinë, ku ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje.

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamena tronditi opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm. Lajmi ka bërë bujë në të gjithë mediat botërore, të cilat shprehin ngushëllimet për 28-vjeçarin, i cili humbi ndjenjat në fushën e lojës gjatë sfidës Egnatia-Partizani. Pas 12 javësh të kampionatit, Dëamena ishte padyshim lojtari që kishte treguar forcë, ngrintë dhe rezultate fantastike në fushën e lojës. 9 golat e tij e ngjitën Egnatian në krye të klasifikimit të Superligës, e gjithashtu, atë udhëheqësin e listës së golashënuesve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një futbollist që për ekspertët ishte i një tjetër niveli për futbollin shqiptar, diçka që e tregojnë edhe statistikat. Që prej sezonit të shkuar kur u bashkua me Egnatian, Dëamena u shndërrua në një lider. Në 36 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe kompeticioneve europiane, ai realizoi 24 gola, për një mesatare prej 1.5 golash. Statistika që tregojnë talentin që zotëronte 28-vjeçari. Efikasitet fenomenal nga ana e ganezit, që futbollin e kishte kthyer në një përditshmëri ku as vdekja nuk e trembte. Këtë e tregoi deri në momentin e fundit, duke gdhendur te tifozët shqiptarë, kolegët dhe shokët e skuadrës imazhin e një bomberi që nuk vdes kurrë!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share