Haaland triumfon në Globe Soccer Awards

Norvegjezi zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit

Erling Haaland u shpall Futbollisti më i mirë i vitit në Globe Soccer Awards. Sulmuesi norvegjez i Manchester City iu dorëzua ky trofe mbrëmjen e së premtes në ceremoninë e mbajtur në Dubai.

Haaland më në fund mori një çmim pas sukseseve të arritura sezonin e kaluar, ndërsa u rendit i dyti pas Lionel Messi në Topin e Artë dhe The Best FIFA. Në fakt City dominoi në edicionin e 14 të Globe Soccer Awards, pasi çmime morën edhe Ederson si portieri më i mirë, Rodri si mesfushori dhe Pep Guardiola si trajneri i vitit.

Manchester City falë edhe triumfit në Champions League në 2023 u vlerësua si skuadra ideale. Cristiano Ronaldo u vlerësua Futbollisti më i mirë i Lindjes së Mesme dhe lojtari i preferuar i tifozëve, si dhe mori çmimin Maradona për golashënuesin më të mirë të vitit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share