Ramës i ofrojnë një gotë verë në Serbi, por ai nuk e provoi. S’i pëlqeu apo u frikësua? (VIDEO)

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare.

Mbase s’i ka pëlqyer apo është frikësuar për ta provuar.

https://www.instagram.com/reel/Ch9qNWxozet/?utm_source=ig_web_copy_link

Lexo gjithashtu
Total
0
Share