Thaçi në Hagë: Jam i pafajshëm – Gati të përballem me këtë sfidë të re

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”

Ish kreu politik i UCK-së Hashim Thaci në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe të tjerëve i është drejtuar gjykatës speciale. Ka thënë se po e nisin këtë rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë.

E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjeje keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza. Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim, tha Hashim Thaci.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai përmendi se si themelimi i kësaj gjykate erdhi pas akuzave të Dick Martyt për trafikim Organesh.

Ka shprehur keqardhje për shumë personalitete që nuk mund të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor.

Paraprakisht edhe mbrotja e ish presidentit Hashim Thaci ka mohuar të gjitha pretendimet e prokurorisë speciale të prezantuara një ditë më parë.
Avokati mbrojtës Gregory Kehoe ka thënë se Hashim Thaci nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.
Avokati i Thacit thotë se klienti i tij nuk kishte mundësi të parandalonte krimet që ndodhnin nëpër zonat e luftës pasi sipas tij pushteti real u takonte komandantëve të zonave.

Ndërsa pas luftës ka përmendur faktin që të gjitha  komptencat i kishte UNMIK-u.
Të hënën u dëgjuan zyra e prokurorit të specializuar dhe mbrojtësi i viktimave.  Sipas Gjykatës Speciale 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, tha Gregory Kehoe.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share