Rama vizitë në Turqi, takohet me Presidentin Erdogan

Pas më pak se 2 muaj, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është rikthyer në Turqi për t’u takuar me mikun e tij, Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Takimi është mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara.

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione mbi temat që po diskutohen, ndërsa zyra e Presidentit turk vetëm pak minuta pasi Rama dhe Erdogan shtrënguan duart, publikoi pamjet.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, Presidenti turk shprehu zhgënjimin përse Shqipëria ende nuk ka bërë sa duhet për të luftuar pjesëtarët e organizatës “Feto” që ai e konsideron si terroriste. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share