Rama thirrje qytetarëve të investojnë në bono thesari

Akuzat për Portin e Durrësit, tërbim i non gratave

Kriza e luftës nuk ka dhënë vetëm efekte negative në vendin tonë. Normat e interesave për titujt qeveritare, bonot e thesarit dhe obligacionet janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Qeveria ka nisur një fushatë për të ftuar qytetarët që të investojnë në bono thesari dhe cilindo që pranon këtë ftesë, kryeministri dhe ministrja e Financave përveçse e vlerësojnë si moment që duhet të mos humbet për të përfituar, shpjegojnë se ofrohen shumë lehtësira në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

“Riskun e kanë praktikisht 0. Nëse bonot e thesarit 3-mujore, sot kanë një normë interesi 2.78%, 12-mujore kanë një normë interesi 5.74%”, tha Ibrahimaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por rritja e normës bazë të interesit për bonot rrit edhe interesat që duhet të paguajnë kredimarrësit, por ministrja mendon se ata janë një kategori që mund ta përballojnë shtesën nëse depozitat që kanë i investojnë në bono thesari.

“Me këto fitime të shtuara mund të balancojnë dhe rritjet e normave të kredisë”.

Kryeministri në konferencën për styp iu rikthye dhe njëherë akuzave të portit të Durrësit dhe iu përgjigj akuzave të opozitës, të cilës i kujton se kur investitorë të këtij niveli vinin në Shqipëri, përfaaqësuesit e saj i kërkonin përqindje për veten dhe jo për shtetin.

“Në marrëveshjen e parë ku shtetit shqiptar është ortak. Ka ardhur dhe përpara ai këtu. Kanë ardhur përpara dhe të tjerë, por kanë ikur me vrap se kanë kërkuar përqindje për vete”, tha Rama.

Kryeministri në konferencë pranoi të komentojë dhe protestën e opozitës që nuk e lexon si protestë të indinjatës qytetare ndaj qeverisë së tij.

“Për ça proteste më flisni? Për një protestë partish, një non gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre për pushtet?”

Rama paralajmëron daljen në dritë të fakteve që lidhin finacimet ruse me një tjetër parti opozitare, por pa specifikuar cila është.

“Nuk është e vetmja parti në fakt, Partia Demokratike që ka lidhje ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin pasi unë nuk hedh fall”.

Kryeministri nuk sheh asnjë mundësi për ndryshimin e politikës së vizave nga Britania pas retorikës që po përdor qeveria aktuale për emigracionin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share