Rama të premten në konferencën e Munihut

SHQIPERIA ME PIKPAMJET E SAJ PER UKRAINEN, SIGURINE KIBERNETIKE DHE INTEGRIMIN E RAJONIT

Nje delegacion i qeverise shqiptare do te perfaqesohet ne konferencen boterore te sigurise qe nis te premten dhe vijon deri te dielen ne Munich. Delegacioni kryesohet nga kryeministri Rama qe gjate fundjaves se bashku me ministren e jashtme Xhacka dhe ministrin e mbrojtjes Peleshi do te lobojne per pershpejtimin e integrimit evropian te vendit.

Ne Munich ne konferencen e sigurise qe nis diten e premte krahas debatit rreth luftes ne Ukraine pjese e diskutimeve do te jene edhe siguria kibernetike, kriza energjitike si dhe problemet e rajonit tone qe nga gjetja e marreveshjes finale Kosove-Serbi, destabilizimi i Bosnje Hercegovines dhe bllokada bullgare per konferencen e dyte nderqeveritare me RMV-ne.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama qe gjate kesaj fundjave se bashku me ministren e jashtme Xhacka dhe ministrin e mbrojtjes Peleshi do te lobojne per pershpejtimin e integrimit evropian te vendit.

Kosova ne kete konference perfaqesohet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. Presidenti i Konferencës së Mynihut Christoph Heusgen, i tha DË se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për themelimin e bashkesise se Komunave Serbe.

“Është më urgjente se kurrë që të gjejmë një zgjidhje per konfliktin mes Kosoves dhe Serbise. Ne shpresojmë qe në Konferencën e Sigurisë në Mynih që të bëjmë progres sepse do te kemi përfaqësues të Kosovës, dhe të Serbisë, si edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë proces dialogu mes te dy shteteve,. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur te nenshkruhen në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm themelimi i bashkesise së Komunave Serbe në Kosovë” – tha Christoph Heusgen – Presidenti i Konferencës së Mynihut.

Duhet qe të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres, i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi rreziqe të tjera përpara.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, eshte një platformë qe organizohet cdo vit ne muajin tetor sin je mundesi me shume për shkëmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës boterore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share